Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se përveç presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dukush tjetër duhet të negociojë në emër të Kievit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. “Ndoshta është koha që Zelensky të gjejë dikë tjetër për të negociuar”, u shpreh Trump, i cili edhe më 10 tetor kishte bërë thirrje që Ukraina të zëvendësonte presidentin e saj. LEXO edhe...Zelensky: Italia, viktimë e luftës hibride të Putinit! SHBA-të po vendosin kufizime të vërteta mbi armët dhe inteligjencën, ata po na kërkojnë të ndalemi! Është e padrejtë Trump deklaroi gjithashtu se Rusia ka qenë “mirë” në raport me Ukrainën, duke shtuar se Moska “nuk ka bërë shumë”. Ndërkohë, presidenti amerikan konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione inteligjence me Ukrainën. Ai tha gjithashtu se do të shqyrtonte mundësinë që ukrainasit të vazhdojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nën statusin e mbrojtjes së përkohshme deri në përfundimin e luftës. Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten një çështje kyçe në politikën e jashtme amerikane. A.C/ReportTv.al moska Volodymyr Zelensky donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7803 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

