Lajme Zone
Rama përsërit refrenin: Vala e dhunës nuk ka të bëjë as me nxënësi dhe as me studentët
PolitikëCNA

Rama përsërit refrenin: Vala e dhunës nuk ka të bëjë as me nxënësi dhe as me studentët

Sot në takim me drejtues të gjimnazeve kryeministri Edi Ra...

Sot në takim me drejtues të gjimnazeve kryeministri Edi Rama ka përsëritur refrenin se dhunën në protestë nuk e bëjnë as nxënësit dhe as studentët.

Ai u shpreh sërish se në protestë ka “duar të huaja” që nuk duan ta shohin Shqipërinë në BE. “Ministria e Arsimit është bërë objekt i sulmit me gurë të shkulur nga trotuarët e Rrugës së Durrësit dhe është vendosur në qendër të vëmendjes për një arsye për të kamufluar çka në të vërtetë është në burimin e helmuar të kësaj proteste.

Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin që kjo është një protestë e studentëve dhe për të justifikuar këtë valë dhune që nuk ka të bëjë as me nxënësit dhe as stduentë por nga një grup njerëzish pak nga të gjithë.

Në atë grup që ushtron terror ka dhe studentë që i përkasin rrymave të reja që i përkasin ekstremiszmit, po problemi nuk janë dhe nuk do jenë as studentët dhe as qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Ushtrimi i protestës është liri kushtetuese”, tha Rama. Kryeministri u shfaq sërish me gurin në dorë, duke thënë se është objekti që përcakton ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar. “Ky gur është objekti që ndan dy anët e kësaj historie, ky gur është objekti që përcakton ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar”, deklaroi Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.