Lajme Zone
Rama shfaqet sërish me gurë dhe harron dhunën policore ndaj studentëve: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar
PolitikëBalkanWeb

Rama shfaqet sërish me gurë dhe harron dhunën policore ndaj studentëve: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim live duke folur për protestën. Kryeministri Rama ndalet te dhuna në protestë, por harron atë policore të përdorur ndaj të rinjve.

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim live duke folur për protestën. Kryeministri Rama ndalet te dhuna në protestë, por harron atë policore të përdorur ndaj të rinjve. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës, kam marrë përsëri me vete gurë, dhe kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë është armë që mund të shkaktojë tragjedi. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb