Presidenti amerikan Donald Trump, homologu kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë nisur një takim trepalësh në qytetin e Shenzhenit në Kinë, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Takimi mes tre liderëve, që përfaqësojnë tri prej fuqive më të mëdha botërore, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndaj kanë lënë në plan të dytë zhvillimet e tjera të samitit.
Një prej çështjeve kryesore që pritet të diskutohet është kufizimi i përhapjes së armëve bërthamore, kur tensionet ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale mbeten në fokus të diksutimeve.
Megjithatë, bisedimet pritet të përfshijnë edhe një sërë çështjesh të tjera gjeopolitike.
Pas takimeve të veçanta me Xi Jinping dhe Vladimir Putin, Trump ka lënë të kuptohet se në tryezë mund të jenë edhe lufta në Iran, rifillimi i qarkullimit të karburanteve përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe lufta në Ukrainë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

