Lajme Zone
Trump vendos tarifa doganore deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë, mes tyre edhe Bashkimi Europian: Duam sqarime
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trump vendos tarifa doganore deri në 12.5% për 60 partnerë tregtarë, mes tyre edhe Bashkimi Europian: Duam sqarime

Tarifat doganore që variojnë nga 10% deri në 12.5%, prekin partnerë të rëndësishëm përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Japoninë e Indinë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja doganore ndaj 60 partnerëve të tyre tregtarë, duke i akuzuar se nuk kanë marrë masa të mjaftueshme për të bllokuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar. Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi se tarifat doganore, që variojnë nga 10% deri në 12.5%, kanë hyrë në fuqi mbrëmjen e 24 korrikut dhe prekin Bashkimin Evropian, Kinnën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Japoninë dhe Indinë. LEXO edhe...Strategjia iraniane e ‘çbazifikimit’ dhe rutina e ciklit luftarak amerikan: Pikëpyetjet mbi taktikat e Teheranit dhe Uashingtonit Sipas Uashingtonit, vendet që kanë zbatuar ndalimet ndaj produkteve të prodhuara me punë të detyruar do t'i nënshtrohen një tarife doganore 10%, ndërsa pjesa tjetër do të paguajë 12.5%. Masat mbështeten në Seksionin 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974. Ky është hapi më i fundit në luftën tregtare të administratës Trump, e cila vazhdon politikën tarifore edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi një pjesë të masave të mëparshme. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian , Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, iu përgjigj ashpër vendosjes së tarifave të reja dognore. "Kjo nuk mund të thuhet për Bashkimin Evropian. Nëse krahasoni ligjet tona të punës me ato të Shteteve të Bashkuara, ne kemi leje të paguar dhe kushte shumë të mira pune për punonjësit tanë. Pra, ky justifikim është plotësisht i pabazuar", tha Kallas. Kallas shtoi se Brukseli do të kërkojë sqarime nga Uashingtoni, duke theksuar se BE ka përmbushur angazhimet e tij sipas marrëveshjes transatlantike tregtare të arritur vitin e kaluar. "Ne patëm një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe kemi përmbushur pjesën tonë të marrëveshjes", tha ajo. "Kjo është arsyeja pse është një surprizë negative të shohësh që ajo marrëveshje nuk po respektohet". Ndërkohë, qeveria braziliane ka hedhur poshtë tarifat e reja doganore duke e quajtur vendimin e Uashingtonit "krejtësisht arbitrar dhe të pajustifikuar". Në një deklaratë zyrtare, qeveria e Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR), "në mungesë të një baze ligjore të brendshme për të mbështetur politikën e saj tregtare proteksioniste, ka zgjedhur të manipulojë një çështje kritike për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e punëtorëve në mbarë botën". Australia reagoi gjithashtu duke i cilësuar të pajustifikuara. "Këto tarifa janë të pajustifikuara, në kundërshtim me marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë dhe duhet të hiqen", deklaroi Ministri Australian i Tregtisë Don Farrell. Xh.K/ReportTv.al donald trump Tarifat Doganore te Trump SHBA BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.3% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.8% Vota total: 5654 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?