Lajme Zone
Trump, ultimatum për “AI”, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne
BotëTop Channel

Trump, ultimatum për “AI”, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta nga ekspertët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta nga ekspertët. “Ka shumë forca negative që po e ngrenë këtë çështje, edhe pse nuk duhet ta bëjnë, dhe po flasin për gjëra që nuk do të ndodhin”, ka deklaruar fillimisht Trump.

Një nga paralajmërimet ka ardhur nga një ish-studiues i kompanisë Anthropic, i cili ka thënë se “ka një mundësi të madhe që bota të shkojë drejt kolapsit” nëse zhvillimi i inteligjencës artificiale vazhdon me këto ritme.

Trump nuk ka folur drejtpërdrejt për këtë ide por ka thënë se “SHBA po kryeson ndaj Kinës në AI… dhe, sinqerisht, dua që të vazhdojë kështu, sepse kush fiton në AI, fiton të gjitha betejat”.

Ndrësa në një postim këtë të hënë pasdite ai ka sulmuar drejtëpërdrejtë themeluesin e Antropic, Dario Amodein.

“I vetmi kontroll që i duhet IA-së është një PRESIDENT i FORTË DHE I ZGJUAR (me IQ të Lartë!), dhe SHBA-të e kanë këtë, pa masë! Administrata Trump i ka ndaluar ‘njerëzit’ e inteligjencës artificiale të bëjnë ‘gjëra’ të këqija, ose potencialisht të këqija, si Dario (Antropik!), i cili tani po pretendon të jetë një ‘engjëll i vogël perfekt’ – dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë! Po zhvillohet një konspiracion i SËMURË kundër IA-së dhe Qendrave të të Dhënave, dhe e vetmja që është e lumtur për këtë: është Kina”.

Kjo nuk është përplasja e parë midis Anthropic dhe qeverisë amerikane – ata u përballën së fundmi në gjykatë pasi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e caktoi kompaninë teknologjike si rrezik për zinxhirin e furnizimit në shkurt.

Pastaj Anthropic e çoi qeverinë federale në gjyq, duke argumentuar se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegeth kishte tejkaluar autoritetin e tij dhe e fitoi gjyqin. Top Channel