Lajme Zone
'Do të jap dorëheqjen më 27 shtator', Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: I shërbeva me besnikëri Serbisë
BotëReport TV

'Do të jap dorëheqjen më 27 shtator', Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: I shërbeva me besnikëri Serbisë

Presidenti serb tha se mbrëmjen e 27 shtatorit do t'u drejtohet qytetarëve, ndërsa më pas do t'i bashkohet fushatës zgjedhore si qytetar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit më 27 shtator. Gjatë një interviste në TV Pink, Vuçiç tha se atë mbrëmje do t'u drejtohet qytetarëve dhe do t'i falënderojë për mbështetjen ndaj tij LEXO edhe...Nga president në kandidat për kryeministër, Aleksandër Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen “Dua t'ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t'u drejtohem qytetarëve dhe do t'i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë presidenti i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Këtë nuk do të mund ta bëja pa qytetarët e këtij vendi. E vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të saj, me përkushtim dhe duke luftuar”, u shpreh Vuçiç. “Më pas do të shkoj në fushatën zgjedhore të 25 tetorit si një qytetar i zakonshëm”, shtoi presidenti serb. “Kam marrë edhe një automjet, kam edhe makinën time. Kam marrë edhe një kamping, pasi nuk do të mund të fle kudo. Do të shkoj në fshatrat më të largëta, do të qëndroj deri vonë. Ka ende shumë fshatra ku nuk kam qenë. Dua të vizitoj edhe qytetet, të flas me njerëzit para dyqaneve, para lokaleve”, deklaroi ai. Serbia do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor. Më 9 shtator, presidenti Aleksandar Vuçiç shpërndau zyrtarisht Kuvendin dhe firmosi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas muajsh tensionesh politike dhe protestash kundër korrupsionit. Vetë Vuçiç, mandati i dytë dhe i fundit presidencial i të cilit do të përfnte në vitin 2027, do të udhëheqë listën zgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe është kandidati i saj për postin e kryeministrit. Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të fortë polarizimi politik, pas protestave të nisura pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ndërsa përballë SNS-së pritet të garojnë edhe lista e studentëve, e dalë nga lëvizja protestuese, si dhe koalicione të tjera opozitare. U.D/ReportTv.al aleksander vucic serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8150 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?