Lajme Zone
Rrahën brutalisht një person, në pranga tre shtetas në Greqi, mes tyre dy shqiptarë
BotëTop Channel

Rrahën brutalisht një person, në pranga tre shtetas në Greqi, mes tyre dy shqiptarë

Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva.

Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva. Sipas radiothiva.gr, bëhet fjalë për dy burra me origjinë shqiptare dhe një grek, të cilët konsiderohen të dyshuar për sulmin.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, incidenti ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën Dirkis, ku dyshohet se të tre sulmuan burrin. Kur viktima u përpoq të ikte drejt rrugës qendrore për këmbësorë të Thivës, autorët dyshohet se e ndoqën atë, duke vazhduar ta rrihnin barbarisht.

Policia greke nisi një hetim për të identifikuar personat e përfshirë, duke përdorur, ndër të tjera, pamje filmike. Tre të dyshuarit u gjetën dhe u arrestuan të dielën, ndërsa, sipas të njëjtit informacion, njëri prej tyre jetonte në një shtëpi në rrugën kryesore për këmbësorë të Thivës. Top Channel