Lajme Zone
Trump, trofeu politik i Ballkanit!
PolitikëPamfleti

Trump, trofeu politik i Ballkanit!

Këtë herë ishte Donald Trump. Në pritjen e organizuar në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në radhë për fotografinë kaluan edhe liderët e rajonit. Edi Rama, Albin Kurti, Aleksandar Vuçiç, Hristijan Mickoski, Jakov Milatoviç, por edhe presidenti rumun Nicușor Dan, dolën prej andej me trofeun klasik të komunikimit politik ballkanik: fotografinë me njeriun më të fuqishëm të sallës.

Donald Trump me Aleksandar Vuçiçin, Albin Kurtin, Edi Ramën dhe Nikušor Dan Një pritje në Nju Jork dhe pothuajse e njëjta skenë: liderët e rajonit u kthyen në shtëpi me fotografinë pranë presidentit amerikan. Rama mes protestave, Vuçiç para zgjedhjeve, Kurti në një ngërç politik, Mickoski me integrimin europian të bllokuar dhe Milatoviç mes tensioneve institucionale. Problemet janë të ndryshme, receta e komunikimit mbetet e vjetër: një foto nga Amerika për konsum në shtëpi. Në Ballkan mund të ndryshojnë qeveritë, krizat, sloganet dhe kundërshtarët, por një traditë politike mbijeton me një shëndet të admirueshëm: fotografia me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Këtë herë ishte Donald Trump. Në pritjen e organizuar në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në radhë për fotografinë kaluan edhe liderët e rajonit. Edi Rama, Albin Kurti, Aleksandar Vuçiç, Hristijan Mickoski, Jakov Milatoviç, por edhe presidenti rumun Nicușor Dan, dolën prej andej me trofeun klasik të komunikimit politik ballkanik: fotografinë me njeriun më të fuqishëm të sallës.

Pastaj nisi pjesa e dytë e ritualit: publikimi në rrjetet sociale, fjalët për partneritetin, marrëdhëniet strategjike, respektin dhe rëndësinë e takimit.

Sepse në Ballkan fotografia vazhdon të shitet si diplomaci.

Edi Rama e publikoi foton me Trump në një moment kur në Tiranë protestat kundër qeverisë kishin kaluar prej muajsh. Më 2 tetor protestuesit ishin sërish në rrugë dhe kërkesa kryesore vazhdonte të ishte largimi i tij nga detyra.

Dhe pikërisht në këtë klimë erdhi fotografia nga Nju Jorku.

Jo një marrëveshje e re me Uashingtonin. Jo një vendim amerikan për Shqipërinë. Një fotografi.Në Beograd situata është edhe më politike. Aleksandar Vuçiç është futur në betejën për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, pas një periudhe të gjatë protestash që tronditën pushtetin e tij. Lëvizja studentore, e lindur pas tragjedisë së Novi Sadit, është kthyer tashmë në një sfidë të drejtpërdrejtë elektorale.

Edhe Vuçiç kishte fotografinë me Trump.

Në Prishtinë, Albin Kurti e publikoi të tijën në një Kosovë që sapo kishte dalë nga zgjedhje të parakohshme dhe nga një ngërç politik që kishte zgjatur më shumë se një vit. Qeveria e re e Kurtit mori vetëm 62 votat e nevojshme në Kuvend, ndërsa vendi vazhdon të përballet me tensione politike.

Edhe këtu, fotografia me Trump ishte gati për publikun.

Hristijan Mickoski kishte një hall tjetër. Maqedonia e Veriut vazhdon të qëndrojë në vend në procesin e negociatave me Bashkimin Europian për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe ndryshimeve kushtetuese që kërkohen për avancimin e procesit.

Mickoski, megjithatë, u kthye nga Amerika edhe me fotografinë e tij me Trump.

As Mali i Zi nuk mbeti jashtë albumit. Jakov Milatoviç e publikoi fotografinë në një periudhë kur politika malazeze përballet me tensione institucionale dhe debate për reformën zgjedhore.Edhe presidenti rumun Nicușor Dan e publikoi fotografinë me Trump, në një periudhë të trazuar për politikën e brendshme të vendit të tij.

Kështu, nga Tirana në Beograd, nga Prishtina në Shkup, Podgoricë e Bukuresht, secili ka problemet e veta.

Por pothuajse të gjithë kanë edhe fotografinë e tyre me Trump. Dhe këtu historia bëhet më interesante se vetë fotografitë.

Sepse pas dekadash internet, rrjetesh sociale dhe një publiku shumë më të ekspozuar ndaj mënyrës se si funksionon protokolli ndërkombëtar, një pjesë e politikës ballkanike vazhdon të sillet sikur qytetarit mund t’i shitet një fotografi protokollare si dëshmi e një marrëdhënieje të privilegjuar me Uashingtonin.

Fotografia nuk është problemi. Është krejt normale që një kryeministër apo president të fotografohet me presidentin amerikan në një pritje ndërkombëtare.Problemi fillon kur fotografia merr përmasat e një ngjarjeje politike që nuk ka ndodhur.

Një shtrëngim duarsh bëhet “mbështetje”. Një pritje protokollare bëhet “takim”. Një fotografi bëhet dëshmi se Amerika na do pak më shumë se fqinjin.

Por këtë herë kishte një problem të vogël: edhe fqinji kishte të njëjtën fotografi.

Rama kishte Trumpin. Kurti kishte Trumpin. Vuçiç kishte Trumpin. Mickoski kishte Trumpin. Milatoviç kishte Trumpin. Edhe Nicușor Dan kishte Trumpin.

Në fund, fotografia që duhej të tregonte se secili ishte i veçantë, tregoi pikërisht të kundërtën: ishin të gjithë në të njëjtën radhë.

Dhe ndoshta kjo është ironia më e bukur e gjithë historisë. Liderët e Ballkanit shkuan në Nju Jork për t’u fotografuar me njeriun që do t’i bënte të dukeshin më të rëndësishëm në shtëpi. Vetëm se këtë herë, kur u kthyen në shtëpi, zbuluan se të gjithë kishin sjellë të njëjtin suvenir. /Pamfletitrump foto Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kapitulli 20 mbetet “në ajër”, 10 vende të BE-së ende pa dakordësi për Shqipërinë 3 Tetor 2026, 21:1021:10Politike Kur do të largohet Edi Rama? Shemsi Prençi tregon strategjinë që po ndjek kryeministri 3 Tetor 2026, 18:1918:19Politike Pokeri i spiunëve që ka bërë lëmsh politikën e Tiranës! 3 Tetor 2026, 17:2717:27Politike “Flamingo Mirror”/ Zhupa: Pasqyrë propagande, Rama tenton t’i bëjë qytetarët për budallenj 3 Tetor 2026, 17:1717:17Politike “Flamingo Mirror”, pasqyra e re për dosjet e qeverisë, Rama: Do publikojmë informacionet për KAYO-n! 3 Tetor 2026, 14:5014:50Politike Reforma Territoriale/ Berisha thirrje për protestë më 8 tetor: Të mobilizohemi, të jetë më e fuqishmja në vend 3 Tetor 2026, 14:4814:48Politike