Lajme Zone
Projekti për Muzeun Hebraik në Vlorë, banorët sërish protestë: Dëmton historinë dhe identitetin e qytetit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Projekti për Muzeun Hebraik në Vlorë, banorët sërish protestë: Dëmton historinë dhe identitetin e qytetit

Protestuesit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Vlorës për këtë projekt. Sipas tyre, vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave me rëndësi për qytetin dhe Klubin Labëria.

Banorë dhe qytetarë të Vlorës protestuan paqësisht për të disatën ditë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në zonën e qendrës historike të qytetit. Protestuesit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Vlorës për këtë projekt. Sipas tyre, ndërtimi i muzeut në këtë zonë rrezikon të dëmtojë historinë dhe identitetin e Vlorës, ndërsa shprehen se vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë qendrës historike dhe hapësirave me rëndësi për qytetin dhe Klubin Labëria. LEXO edhe...Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim (VIDEO) Protestuesit deklarojnë se nuk do të ndalen me këtë tubim dhe paralajmërojnë vijimin e kundërshtimit të projektit. Ata kërkojnë që, përpara marrjes së çdo vendimi përfundimtar, të shqyrtohen edhe alternativa të tjera për vendndodhjen e muzeut. Të premten, kundërshtarët e projektit zhvilluan një protestë edhe në Tiranë, duke kërkuar rishikimin e projektit dhe vendndodhjes së tij. P.J/ReportTv.al Muzeu Hebraik proteste Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 72.7% Jo 19.6% Nuk e di 7.7% Vota total: 392 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?