Presidenti amerikan, Donald Trump Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të premten se e konsideron Ngushticën e Hormuzit “territor amerikan”, ndërsa forcat e SHBA-së vazhdojnë bllokadën ndaj transportit detar dhe porteve iraniane. Uashingtoni dhe Teherani ende nuk kanë arritur një marrëveshje paqeje, ndërsa konflikti po i afrohet muajit të gjashtë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi të premten Ngushticën e Hormuzit si “territor amerikan”, në një kohë kur SHBA-ja vazhdon bllokadën ushtarake ndaj transportit detar dhe porteve të Iranit.
“Ne as nuk e dimë nëse kemi fituar, sepse unë e konsideroj Ngushticën e Hormuzit territor amerikan tani”, tha Trump gjatë një tubimi në Karolinën e Jugut.
Trump po merrte pjesë në fushatën e senatores Darline Graham, e cila kandidon për të marrë në mënyrë të përhershme vendin në Senat të vëllait të saj të ndjerë, Lindsey Graham.
Më vonë gjatë fjalimit, Trump bëri shaka për bombardimet ndaj Iranit.
“Është e premte në mbrëmje. Kemi plot kohë”, tha ai, përpara se të recitonte The Snake (“Gjarpri”), një poezi që e përdor shpesh në tubimet e tij për të përcjellë mesazhet e politikës së tij kundër emigracionit. “Çfarë dreqin duhet të bëj? Të kthehem dhe ta bombardoj Iranin edhe pak?”
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deri të premten forcat amerikane kishin devijuar 68 anije tregtare për të zbatuar kushtet e bllokadës.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur deri tani të negociojnë një marrëveshje paqeje, ndërsa konflikti po i afrohet gjashtë muajve. Administrata Trump synon të rrisë presionin financiar ndaj Teheranit duke kufizuar qasjen e Iranit në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi jetike për eksportet iraniane të naftës.
Në kushte normale, rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë që transportohet në rrugë detare kalon përmes kësaj ngushtice, e cila shtrihet mes Iranit dhe Omanit.
Trump kishte kërcënuar që javën e kaluar se mund ta shpallte Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara.
“Në thelb, kjo është ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon nëse ne nuk duam”, deklaroi ai gjatë një fjalimi në një akademi policie në Nju Jork.
I pyetur të hënën nga gazetarët për këtë deklaratë, presidenti amerikan e përsëriti qëndrimin e tij.
“Ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja që ta shpallim territor”, tha Trump.
Ai publikoi gjithashtu në rrjetet sociale një hartë ku Ngushtica e Hormuzit paraqitej me mbishkrimin “territor i ri i SHBA-së”.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, i hodhi poshtë deklaratat e Trumpit, duke i cilësuar ato si “iluzione”. "I view the Strait of Hormuz as an American territory right now."President Trump makes the striking declaration as he says Iran is desperate to make a deal, but signals the U.S. may no longer be interested on the same terms.Then he draws a hard line on Iran's nuclear… pic.twitter.com/JQu2XL3PGW
— Fox News (@FoxNews) August 21, 2026 trump tallet me iranin ngushtica e hormuzit territor amerikan Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Pakti i Erdogan me kurdët: Paqe apo një tjetër manovër politike? 21 Gusht 2026, 19:1319:13Rajoni dhe Bota Pete Hegseth dhe “engjëlli i tij mbrojtës”, roli i gruas në prapaskenën e vendimeve 21 Gusht 2026, 18:3218:32Rajoni dhe Bota Teherani sinjalizon fundin e luftës: Ka ardhur koha, jemi në pozicion force! 21 Gusht 2026, 18:2518:25Rajoni dhe Bota Panik në Suedi, agresori hyn me hanxhar në një shkollë dhe plagos disa persona! 21 Gusht 2026, 17:5017:50Rajoni dhe Bota Turqia lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Netanyahu sulmon Erdoganin: Diktator antisemit 21 Gusht 2026, 17:1917:19Rajoni dhe Bota Rusia po ndryshon strategji kundër Perëndimit, teksa Evropa nuk është gati 21 Gusht 2026, 15:1015:10Rajoni dhe Bota

