Lajme Zone
Dështon marrëveshja për tarifat, Kanadaja ultimatum Trump: Hakmarrje dollar për dollar
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dështon marrëveshja për tarifat, Kanadaja ultimatum Trump: Hakmarrje dollar për dollar

Pavarësisht deklaratave optimiste nga të dyja palët se mund të arrihej një marrëveshje përpara afatit të mesnatës, negociatorët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të shmangur tarifat amerikane prej 50% ndaj një sërë mallrash kanadeze.

“Kanadaja do të vendosë tarifa të barabarta, dollar për dollar, për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset tona”, deklaroi kryeministri kanadez Mark Carney. Kryeministri kanadez , Mark Carney dhe presidenti i SHBA, Donald Trump Negociatat tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kanë dështur vetëm pak përpara afatit përfundimtar. Tarifat amerikane prej 50% për rreth 20 miliardë dollarë mallra kanadeze kanë hyrë tashmë në fuqi, ndërsa kryeministri Mark Carney njoftoi se Otava do të përgjigjet me tarifa në të njëjtën masë.

Pavarësisht deklaratave optimiste nga të dyja palët se mund të arrihej një marrëveshje përpara afatit të mesnatës, negociatorët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të shmangur tarifat amerikane prej 50% ndaj një sërë mallrash kanadeze.

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se dy vendet fqinje nuk arritën një marrëveshje që të përmbushte objektivat e Kanadasë.

“Si rezultat, këtë mbrëmje kam vendosur të pezulloj negociatat tregtare me SHBA-në dhe kam udhëzuar negociatorët e Kanadasë të kthehen në Otava”, tha Carney në një deklaratë.

Pas dështimit të bisedimeve, tarifat prej 50% për mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë hynë në fuqi. “Kanadaja do t’u përgjigjet këtyre tarifave dollar për dollar, për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset tona”, deklaroi kryeministri. Trump dhe Carney, së bashku me zyrtarët më të lartë të tregtisë të të dy vendeve, kishin mbajtur kontakte të drejtpërdrejta gjatë gjithë javës, pasi presidenti amerikan kishte shtyrë me tri ditë hyrjen në fuqi të tarifave.

Në fillim të javës, Trump kishte deklaruar se palët kishin arritur marrëveshje.

“Kemi arritur një marrëveshje me Kanadanë”, tha ai, por shtoi se ajo ishte ende “në pritje të finalizimit të dokumenteve”.

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, fajësoi palën kanadeze për dështimin e negociatave.

“Pavarësisht ofertës së SHBA-së që Kanadaja të përfitonte trajtimin më të favorshëm ndër eksportuesit kryesorë në tregun tonë, kërkesat e reja dhe tërheqja e Kanadasë nga angazhime të tjera kanë prishur ekuilibrin e kujdesshëm të arritur gjatë ditëve të fundit”, shkroi Greer në platformën X.

Sipas tij, oferta amerikane përfshinte “ulje të konsiderueshme të tarifave për çelikun, aluminin, automjetet dhe lëndën drusore”, si dhe një “partneritet historik ekonomik dhe të sigurisë kombëtare”.

Carney paraqiti një version tjetër të zhvillimeve. Ai tha se ndryshimet që SHBA-ja bëri në kushtet e saj në minutën e fundit ishin “të padrejta dhe joekonomike” dhe vinin në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje.

Përplasja e fundit vjen pas një përkeqësimi gradual të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Administrata Trump ka vendosur tarifa ndaj disa prej sektorëve kryesorë kanadezë, përfshirë industrinë e automobilave, çelikun dhe aluminin. Kanadaja është përgjigjur me masa të sajat.

Megjithëse Carney tërhoqi vitin e kaluar disa nga kundërmasat më të gjera, Trump vazhdoi të kritikonte Kanadanë, ndër të tjera për vendimet e disa provincave që ndaluan shitjen e pijeve alkoolike amerikane.

Tarifat që kanë hyrë tani në fuqi kanë një shtrirje relativisht të kufizuar. Ato prekin rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze, afërsisht 5% të vlerës së përgjithshme të mallrave që SHBA-ja importoi vitin e kaluar nga fqinji i saj verior.

Sipas analizës së CNN, këto tarifa, të marra veçmas, nuk pritet të kenë ndikim të madh te konsumatorët amerikanë. Çështja më e rëndësishme është mundësia e përshkallëzimit të konfliktit tregtar mes dy ekonomive të lidhura ngushtë.

Carney njoftoi gjithashtu se qeveria e tij do të ndërmarrë “masa shtesë për të mbështetur punëtorët dhe bizneset kanadeze”. Sipas tij, këto do t’i shtohen afro 25 miliardë dollarëve mbështetje të dhënë gjatë 18 muajve të fundit.

Kryeministri tha se rritja ekonomike e Kanadasë “po përshpejtohet” dhe theksoi se Otava “nuk do të lejojë asnjë vend të përcaktojë të ardhmen tonë”.

Çfarë përmbante marrëveshja e negociuar?Shtetet e Bashkuara kishin shqyrtuar mundësinë e uljes së tarifave ndaj çelikut, aluminit dhe automjeteve kanadeze.

Çeliku dhe alumini përballen me tarifa prej 50%, ndërsa zyrtarët kishin diskutuar mundësinë e përgjysmimit të tyre.Automjetet kanadeze, ndërkohë, i nënshtrohen tarifës prej 25%. Tarifa zbatohet vetëm ndaj pjesës së automjetit që nuk ka origjinë amerikane, çka u lejon prodhuesve të zbresin vlerën e pjesëve të prodhuara në SHBA. Gjatë negociatave ishte diskutuar ulja e kësaj tarife në 15%.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mosmarrëveshjeve lidhet me produktet e qumështit. Trump ka kritikuar prej kohësh kufizimet që Kanadaja vendos ndaj prodhuesve amerikanë që kërkojnë të shesin në tregun kanadez.

Kanadaja lejon importin e produkteve amerikane të qumështit, por përdor kuota për të kufizuar sasitë që mund të hyjnë në treg. Importet që tejkalojnë këto kuota mund t’u nënshtrohen tarifave shumë të larta, duke kufizuar në praktikë shitjet shtesë amerikane.

Trump kishte deklaruar më herët gjatë javës se marrëveshja e negociuar do të ishte “shumë e mirë për fermerët tanë”.

“Fermerët tanë nuk do të pengohen më, sepse Kanadaja po i dëmtonte shumë”, tha presidenti amerikan.

Ligji i viteve 1930 që Trump po përdor për tarifat

Për vendosjen e tarifave të reja, Trump po mbështetet në një dispozitë pak të përdorur të legjislacionit tregtar amerikan, të miratuar në vitet 1930 dhe që nuk ishte përdorur më parë për vendosjen e tarifave në këtë mënyrë.

Masa pritet të përballet me sfida ligjore, ashtu si edhe përpjekje të tjera të administratës Trump për vendosjen e tarifave të reja.

Nëse gjykatat nuk e pengojnë administratën ta përdorë ligjin në këtë mënyrë, ai mund t’i japë presidentit kompetenca të gjera për të vendosur tarifa deri në 50% ndaj Kanadasë dhe potencialisht ndaj partnerëve të tjerë tregtarë, kur administrata amerikane vlerëson se këto vende diskriminojnë tregtinë e SHBA-së.

Dispozita, e njohur si Seksioni 338, nuk duket se përcakton një afat kohor për zbatimin e tarifave. Për këtë arsye, masat e vendosura sipas saj mund të mbeten në fuqi për një periudhë të pacaktuar, përveçse nëse Trump ose një president i ardhshëm vendos t'i heqë ato.

Shtrirja e mundshme e masave është gjithashtu e gjerë. Raundi i parë i tarifave prek afro 500 kategori produktesh kanadeze dhe nuk kufizohet vetëm te sektorët që kanë qenë në qendër të kritikave të Trumpit.

Për momentin, administrata amerikane ka përjashtuar shumë prej produkteve kanadeze nga të cilat SHBA-ja varet më shumë, përfshirë energjinë, mineralet kritike dhe peshkun. Megjithatë, lista e produkteve të përjashtuara mund të ndryshojë.dështon marrëveshja për tarifat shba-kanada hakmarrje dollar për dollar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota NASA pubikon videon: I nxehti po djeg Evropën, rekorde të njëpasnjëshme dhe temperatura mbi 40°C 22 Gusht 2026, 08:3508:35Rajoni dhe Bota Trump tallet me Iranin: Ngushtica e Hormuzit territor amerikan, do kthehem t'ju bombardoj edhe pak 22 Gusht 2026, 08:0008:00Rajoni dhe Bota Pakti i Erdogan me kurdët: Paqe apo një tjetër manovër politike? 21 Gusht 2026, 19:1319:13Rajoni dhe Bota Pete Hegseth dhe “engjëlli i tij mbrojtës”, roli i gruas në prapaskenën e vendimeve 21 Gusht 2026, 18:3218:32Rajoni dhe Bota Teherani sinjalizon fundin e luftës: Ka ardhur koha, jemi në pozicion force! 21 Gusht 2026, 18:2518:25Rajoni dhe Bota Panik në Suedi, agresori hyn me hanxhar në një shkollë dhe plagos disa persona! 21 Gusht 2026, 17:5017:50Rajoni dhe Bota