Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet kur të vizitojë Nju Jorkun në muajin shtator.
Deklarata vjen ndërsa pak ditë më parë, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Zohran Mamdani paralajmëroi se një arrestim i tillë mund të ndodhë.
Mamdani ka thënë se departamenti ligjor i Qytetit të Nju Jorkut po diskuton mundësinë e arrestimit të Netanyahut kur ky i fundit të jetë në qytet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Unë besoj se Kryeministri Netanyahu i përket Hagës. Ai është një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Dhe ajo që do të zbuloni është se ky është një mendim që mbahet nga shumë njerëz thjesht për shkak të asaj që kanë sjellë veprimet e tij gjatë këtyre viteve të fundit," tha Mamdani për prestigjiozen amerikane “The New York Times”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

