Lajme Zone
Trump ndez rrjetin: “New Mexico” të riemërtohet “New America”
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Trump ndez rrjetin: “New Mexico” të riemërtohet “New America”

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të shumta pasi promovoi në rrjetet sociale idenë që shteti amerikan New Mexico të ndryshojë emrin në “New America”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të shumta pasi promovoi në rrjetet sociale idenë që shteti amerikan New Mexico të ndryshojë emrin në “New America”.

Trump publikoi në Truth Social një hartë ku fjala “Mexico” ishte hequr nga emri “New Mexico” dhe zëvendësuar me “America”. Ai shkroi se shumë njerëz i kishin sugjeruar këtë ndryshim dhe e cilësoi emrin “New America” si më prestigjioz dhe më të bukur për shtetin.

Propozimi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta nga drejtuesit politikë të New Mexico. Guvernatorja Michelle Lujan Grisham deklaroi se emri i shtetit “nuk është për diskutim”, duke theksuar se ai ekziston që përpara krijimit të Shteteve të Bashkuara. Edhe senatorë dhe kongresmenë të shtetit e kundërshtuan publikisht idenë.

Megjithatë, Trump nuk ka nënshkruar ndonjë urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të New Mexico. Për më tepër, qeveria federale amerikane nuk mund ta ndryshojë në mënyrë të njëanshme emrin e një shteti.

Debati vjen pasi Trump ka ndërmarrë edhe nisma të tjera për ndryshimin e emrave gjeografikë, përfshirë përdorimin e emrit “Gulf of America” për Gjirin e Meksikës dhe, së fundmi, “Lake America” për Liqenin Ontario në përdorimin federal amerikan.