Ahmetaj-Rama Arben Ahmetaj ka ashpërsuar akuzat ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri e nisi qeverisjen si “shpresa e shqiptarëve”, por sot, sipas tij, është kthyer në “qelizën alfa kancerogjene” të vendit dhe Partisë Socialiste. Ish-zëvendëskryeministri tha gjithashtu se segmente brenda SPAK-ut e dinin se burgosja e tij mund të sillte eliminimin e tij fizik, ndërsa ngriti akuza edhe për një tentativë për rrëmbimin e fëmijës së tij të vogël dhe kërcënime nga grupe kriminale. Arben Ahmetaj e ka vendosur Edi Ramën në qendër të akuzave të radhës gjatë intervistës së tij, duke bërë një nga deklaratat më të ashpra ndaj kryeministrit dhe ish-partisë së tij.
Sipas Ahmetajt, Rama e nisi drejtimin e qeverisë me një mbështetje dhe pritshmëri të madhe, por përfi, sipas tij, duke dëmtuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Socialiste.
“Ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin dhe sot i ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e këtij. Nuk e di”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live".
I pyetur më tej për të ardhmen e Partisë Socialiste, Ahmetaj këmbënguli se, pavarësisht se çfarë ndodh me forcën politike ku ai ka bërë karrierën, Shqipëria do të arrijë të dalë nga kjo situatë. Ai sqaroi se me metaforën e “qelizës kancerogjene” i referohej drejtpërdrejt Ramës dhe jo Partisë Socialiste.
“Uroj të shpëtojë, nuk e di. Zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë. Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa. Jo, nuk është Partia Socialiste. Është kreu i organizatës. Ua kam thënë qytetarëve dhe po ta them edhe ty sot”, tha Ahmetaj.
Ish-zëvendëskryeministri deklaroi më tej se, sipas tij, Rama tashmë “ka rënë”, ndërsa mohoi të ketë qenë pjesë e asaj që vazhdimisht gjatë intervistës e cilësoi si “organizata kriminale” e kryeministrit.
“Unë po të them, kreu i organizatës ka rënë. Ju dhe unë e njohim shumë mirë Ramën. Kur ai njeri gjendet në ditë të vështirë, ai nuk ka fytyrë dhe fillon të lëpihet. Unë nuk bëj pjesë në organizatën e tij kriminale. E kam treguar shqiptarëve që nga kanabizimi edhe deri te projektet kriminale të TVSH-së e të tjera e të tjera, që nuk bëj pjesë”, deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj e lidhi më pas përplasjen me Ramën me situatën e tij penale, duke pretenduar se gjatë tre viteve të fundit është përdorur si “kokë turku” nga kryeministri dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Ai shkoi më tej, duke ngritur pretendimin se segmente të SPAK-ut e dinin se dërgimi i tij me shpejtësi në burg mund të përfnte me eliminimin fizik të tij.
“Historia e këtyre tre viteve, modeste, e shpejtë, ka treguar që jo vetëm që s’kam bërë pjesë, por jam bërë kokë turku nga ai dhe nga Altin Dumani. Madje, zoti Peka, segmente brenda SPAK-ut e kanë ditur që përshpejtimi i çuarjes time në burg do të çonte në eliminimin tim fizik. Do të bëhej një histori siç e bën zakonisht kreu i organizatës kur i ecën aktrimi. Do të dilte, do të fliste me keqardhje për atë që do të më ndodhte mua brenda burgut, e para përgatitur”, deklaroi Ahmetaj.
Ish-zëvendëskryeministri bëri më pas një tjetër akuzë të rëndë, duke pretenduar se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij të vogël. Ahmetaj tha se për ngjarjen ekzistojnë denoncime, komunikime dhe mesazhe të ruajtura, por refuzoi të përmendte emrin e një personi që, sipas tij, kishte dijeni për rastin.
“Kanë tentuar të rrëmbejnë fëmijën tim të vogël. Ka denoncime, ka dhe një emër, të pronarit të firmës së sigurisë të Parkut të Liqenit. Nuk dua ta përmend. Kam diskutime, kam SMS të ruajtura. S’kam punë me atë, ai ka bërë detyrën e vet. I kam thënë: më jep kamerat të shoh kush e ka bërë. Se fëmijën tim ti s’e prek dot, po larg qoftë Zotit të guxosh ta prekësh, historia nuk mbaron aty”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj nis rrëfimin nga Zvicra: Segmente të SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues 7 Shtator, 20:54 Ahmetaj foli gjithashtu për hetimet ndaj familjarëve të tij, duke thënë se kontrollet kanë përfshirë edhe fëmijën e tij të mitur. Ai tha se disponon të dhëna për familjarë të zyrtarëve të tjerë, por këmbënguli se nuk do t'i përdorë ato për të goditur fëmijët apo bashkëshortet e tyre.
“Unë s’merrem me fëmijët e askujt. As me gratë e askujt, siç janë marrë me fëmijët e mi. E di ti që kanë shkuar tek Livia dhe tek Kesi dhe në hetime kanë futur dhe emrin e Kelit, fëmijës tim 5 vjeç e gjysmë? Kanë kontrolluar qindarkën se mos kishte marrë ndonjë qindarkë Livia dhe Kesi. Po unë kam këtu pagesat e shkollave të të gjithë dynjasë, të ish-ministrave, të ministrave, apo gjyqtarëve e prokurorëve. Pse, do merrem me fëmijët unë?”, tha Ahmetaj.
Në fund të kësaj pjese të intervistës, ish-zëvendëskryeministri tha se ndaj tij janë përdorur edhe grupe kriminale për ta kërcënuar, ndërsa tha se telefonatat dhe mesazhet e fundit që ka marrë lidhen me zona të konsideruara prej tij si të përfshira në trafikun e kokainës.
“Unë do të merrem me të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, me të gjithë ata që janë marrë me intriga ndaj meje. Do të merrem patjetër, në të gjitha mënyrat ligjore. Më kanë kërcënuar. Kanë vënë grupe kriminale të më kërcënojnë. Pastaj, telefonatat e SMS-ve të mi të fundit janë nga zona shumë të nxehta, të lidhura me trafikun e kokainës”, vijoi Ahmetaj.
Intervista
Arben Ahmetaj: Për qytetarët, sot unë do të isha 38 muaj në paraburgim. Pra, imagjinoni, të nderuar qytetarë, unë isha deputet. Pra u shkarkova në mënyrë simbolike nga kreu i organizatës, qesharake, perverse, inovacion arkaik, janë kundërshti si fjalë.
Po sigurisht simbolin e kaloi, dhe sot pas 38 muajsh unë do të numëroja dhe familja ime do të numëronte ditët e burgut. Pse? Se donte kreu i organizatës.
-Vetëm se... më fal, të mbaroj këtë kërkesë. M’u drejto mua, jo qytetarëve, sepse qytetarëve i je drejtuar kur kërkoje vota për Edi Ramën. Duke m’u drejtuar mua, qytetarët e ndjekin se kush ka plan dhe kush i beson.
Arben Ahmetaj: Unë i kërkoja votat për Partinë Socialiste, për atë Parti Socialiste që akoma unë besoja nuk ishte mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës. Por do të flasim për Partinë Socialiste, më pas po flas për situatën time.
Sot, në gjykatë, ka dy çështje, çështja e “Bukës” dhe pseudo-inceneratorët. Pse i them pseudo-inceneratorët? Do të ta tregoj dhe juve dhe qytetarëve, me fakte.
Brutaliteti ndaj çështjes sime dhe familjes sime ka kaluar në nivel gjenocidi. Gjenocidi! Unë sot e kam familjen të shpërbërë. I kam fëmijët të traumatizuar. I kam pronat e sekuestruara. Vetë, psikologjikisht dhe shpirtërisht, jam në burg prej 38 muajsh.
Nuk janë sekret vuajtjet e familjes sime. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes sime, siç kam tentuar të bëj. Do të jenë, janë dhe do të jenë në sytë e të gjithë qytetarëve. Dhe është vepër e kreut të organizatës, e plaçkitëses, e Erion Velisë, e një ish-ministri që do të rezervohet sot t’ia them emrin...
-Po pse do të rezervohesh? Për kur e ke?
Arben Ahmetaj: Kam të drejtat e mia të vendos, prandaj po jua them. Sepse unë shpresoj që, përpara se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit të më lërë gjallë që të përballem edhe me intrigantët, do të kemi takime të tjera bashkë, sepse e keqja e Shqipërisë sot do betejë për t’u çrrënjosur. As ti, as unë nuk mjaftojmë dot.
- Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.
Arben Ahmetaj: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër... Patjetër.
Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.
Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.
Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.
Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!
-Kurrë mos shpëtoftë!
Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. ...rama ahmetaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ahmetaj nis rrëfimin nga Zvicra: Segmente të SPAK-ut kanë përmbysur rendin kushtetues 7 Shtator 2026, 20:5120:51Politike “Shqipëria digjet, Rama krihet”, mesazhet pikante nga protesta qytetare (Foto) 7 Shtator 2026, 20:3220:32Politike “Arrestoni Ramën”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 100 të protestave 7 Shtator 2026, 19:5619:56Politike Europa e 2030-ës mund të mos jetë ajo që pret Edi Rama! 7 Shtator 2026, 19:2019:20Politike Rama si ekspert ATP-je, “zbarkon” në Vlorë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë 7 Shtator 2026, 17:4417:44Politike Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit, në fokus harta territoriale dhe pagat e magjistratëve 7 Shtator 2026, 15:5815:58Politike

