Rama-Yeffet Detaje “bombë” dalin nga përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj. Në një prej materialeve të nxjerra gjatë intervistës flitet për trafik ndërkombëtar armësh, me ngarkesa që, sipas Ahmetajt, vijnë nga vende të Afrikës, paketohen ose do të paketohen në Shqipëri dhe më pas marrin rrugën drejt destinacioneve të tjera. Detaje “bombë” dalin nga audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij. Një prej materialeve të nxjerra lidhet me trafikun ndërkombëtar të armëve, ku Shqipëria përmendet si vendi ku armët paketohen përpara se të marrin rrugën më tej.
Duke zbardhur përmbajtjen e këtij përgjimi, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për armë që vijnë nga vende të Afrikës dhe se operacioni nuk ka lidhje me marrëveshjet që Shqipëria ka me Ukrainën në kuadër të NATO-s.
“Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe jo në kuadër të marrëveshjes, në sytë e NATO-s, që ka Shqipëria me Ukrainën. Jo. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që do paketohen në Shqipëri, ose që paketohen në Shqipëri, dhe që pastaj marrin rrugën... Jemi duke folur për trafik të pastër armësh”, deklaroi Ahmetaj në "Çim Peka Live". Arben Ahmetaj: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.
Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë. Video/ Ahmetaj zbulon përgjimin që shkund Ramën, si Ron Yeffet po grabit pronat e shqiptarëve 7 Shtator, 21:39 I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit.
-Vijmë te episodi i tretë.
Arben Ahmetaj: Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh, jo në kuadër të marrëveshjes së NATO-s që ka Shqipëria me Ukrainën. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën. -Si paketohet? Mbaj mend që ka thënë në Parlament ministri aktual i Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.
Arben Ahmetaj: Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.
Ermal Raketa ka detyrim t'u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale. -Mua më intereson, mua më intereson më shumë nga të gjitha, në momentin një dhe dy, se si këta përdorin konceptin kriminal që i referohen, ka ky koncept, për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe paratë e buxhetit të shtetit. Kalojmë tek episodi katër.
Arben Ahmetaj: Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky... Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t'i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t'i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t'ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.
Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t'ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t'i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.
Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t'ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.
Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s'e ka dhënë... Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.
Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të prodhuar në Shqipëri. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kush është Ermal Raketa dhe pse e mori këtë pseudonim? Arben Ahmetaj zbulon prapaskenat! 7 Shtator 2026, 22:0022:00Aktualitet “Agasi ndërkombëtar”, Ahmetaj zbulon ‘bëmat’ e Ron Yefet dhe lidhjen e tij me Ramën 7 Shtator 2026, 21:4721:47Aktualitet “I thashë shefit, e vras me dorën time”, Ahmetaj plas 'bombën': Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 7 Shtator 2026, 21:3721:37Aktualitet Ahmetaj: Rama ka përfunduar si kioskë e vitit ’91, nuk ka më çfarë të shesë! 7 Shtator 2026, 21:2321:23Aktualitet Ahmetaj: Më kanë kërcënuar me grupe kriminale, tentuan të më rrëmbenin fëmijën 7 Shtator 2026, 21:2121:21Aktualitet "Sot do të bëheshin 38 muaj", Ahmetaj: Po të qëndroja në Shqipëri, familja ime do numëronte ditët e burgut 7 Shtator 2026, 21:0821:08Aktualitet

