Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorikë të ashpër sulmeve iraniane që rezultuan në vdekjen e dy ushtarëve amerikanë në Jordani dhe një në Irak.
Trump i dërgoi një mesazh të qartë dhe kërcënues udhëheqjes iraniane, duke theksuar se çdo humbje e një ushtari amerikan do të sillte një përgjigje dërrmuese.
Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump u shpreh se ka vënë në dijeni për këtë edhe Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth. "Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do të paguajnë për atë vrasje shumëfish! Kjo direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës Pete Hegseth, Shefit të Shtabit të Ushtrisë Daniel Kaine dhe çdo udhëheqësi të Forcave të Armatosura",-shkroi Trump./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

