Lajme Zone
Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA! Nuk e trajtuan mirë familjen mbretërore, unë nuk do t’i pranoja përsëri
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA! Nuk e trajtuan mirë familjen mbretërore, unë nuk do t’i pranoja përsëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i lumtur” që Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle ishin larguar nga SHBA dhe ishin kthyer në Britani, duke thënë se ndoshta nuk do t’i mirëpriste ata përsëri.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i lumtur” që Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle ishin larguar nga SHBA dhe ishin kthyer në Britani, duke thënë se ndoshta nuk do t’i mirëpriste ata përsëri. Kur u pyet nga gazetarët për çështjen e “vizitorëve të huaj” dhe kthimin e çiftit në Britani, presidenti i SHBA-së tha se ishte “i lumtur” për këtë. LEXO edhe...Lufta në Lindjen e Mesme/ Hormuzi në flakë, sulmohen 2 cisterna dhe vriten 2 marinarë! Riadi: Irani të ndalë sulmet “Shikoni, unë nuk isha një fans i tyre. Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Mbretin Charles, e njihja si princ dhe tani si mbret, e kam njohur prej kohësh. Ai është një person i mrekullueshëm dhe mendoj se ata ishin shumë të pa respekt ndaj familjes mbretërore. Nuk më pëlqeu mënyra se si vepruan”, tha presidenti amerikan. “Mendoj se ishte mungesë respekti ndaj mbretëreshës, mbretit… Nuk e di, ndoshta unë jam ndryshe, unë, sinqerisht, nëse do të isha familja mbretërore, nuk do t’i pranoja ata përsëri”, përfi Trump. Princ Harry dhe Meghan Markle u rikthyen në Britani në fund të gushtit me dy fëmijët e tyre, pas gjashtë vitesh jetesë në Kaliforni. Megjithatë, rikthimi nuk do të thotë një rikthim në rolet mbretërore për Meghan dhe Harry-n. Ata do të jetojnë një rezidencë private, jo-mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar. Xh.K/ReportTv.al donald trump meghan markle princ harry Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.1% Të gabuar 22% Nuk e di 2.9% Vota total: 378 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?