Lajme Zone
'Kurti po e mban Kosovën në bllokadë', PDK dhe Aleanca protestë para Qeverisë: Të thirret seanca konstituive e Kuvendit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kurti po e mban Kosovën në bllokadë', PDK dhe Aleanca protestë para Qeverisë: Të thirret seanca konstituive e Kuvendit

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, së bashku me asamblistë të Prishtinës, akuzuan Albin Kurtin se po e mban vendin në krizë dhe kërkuan zhbllokimin e konstituimit të institucioneve.

Ndërsa vëmendja në Kosovë mbetet e përqendruar te ngërçi politik për zgjedhjen e presidentit, PDK dhe Aleanca e kanë zhvendosur aksionin e tyre te moskonstituimi i Kuvendit dhe bllokimi i institucioneve. Edhe këtë të enjte, deputetët e dy partive protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Në protestë iu bashkuan edhe asamblistë të Komunës së Prishtinës. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë “Sërish jemi mbledhur para jush për të kërkuar llogari nga deputeti Albin Kurti, i cili e ka sjellë vendin në bllokadë totale. Ne e dimë që institucionet nuk po funksionojnë, vendi është paralizuar dhe të gjitha këto probleme qytetare vetëm po vijnë duke u grumbulluar. Në vend që në këtë kohë institucionet të funksionojnë, ne kemi komplet situatën e paralizuar dhe në vend që të kemi përgjegjësi, ne kemi arsyetime. Në vend të zgjidhjeve, ne kemi domethënë vetëm propagandë. Kosova nuk mund të mbahet peng nga paaftësia e një njeriu kokëfortë siç është Albin Kurti, i cili nuk di të qeverisë”, u shpreh asamblisti Yll Muriqi. “Edhe sot bashkë me kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës dhe asamblistë kemi ardhur për të dalë sërish para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për të përçuar mesazhin te qytetarët e Kosovës se kjo ndërtesë e qeverisë është uzurpuar, është okupuar nga një deputet i cili që nga viti 2025 e mban Kosovën peng, e mban Kosovën në kriza të vazhdueshme dhe kriza është e shumefishtë. Jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën që nga paslufta në Republikën e Kosovës, jemi në një krizë ekonomike, në një krizë edhe me aleatët tanë. Qeveria e Kosovës e ka pasur një buxhet prej 4 miliardë euro. Sot jemi në shtator. Ku janë këto para? Ku kanë shkuar këto para? Pra nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt në shëndetësi, asnjë projekt në infrastrukturë, asnjë projekt në fushën e arsimit dhe jemi në një kolaps total. Prandaj thirrja jonë edhe një herë është që të rikthehemi në Kuvend, të konstituojmë institucionet e Republikës së Kosovës dhe që të vazhdojmë t’i adresojmë sfidat e brendshme dhe të jashtme që i presin Republikën e Kosovës. Kjo përpjekje e zotëri Kurtit, këto tundime për t’u shndërruar në një autokrat do të dështojnë sepse ne, edhe si parti politike, edhe në parlament do të bëjmë çdo gjë për të parandaluar diçka të tillë dhe për të rikthyer edhe një herë Kosovën në binarët kushtetues”deklaroi deputeti i PDK-së, Artan Behrami. "E kemi një bllokadë totale dhe arsyeja që po dalim këtu është kërkesa për ta zhbllokuar këtë situatë, të cilën qëllimshëm po e shkakton Albin Kurti. Adresa e kësaj bllokade, adresa e së keqes së këtij vendi është Albin Kurti”, tha deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, U.D/ReportTv.al kosove PDK Aleanca AAK Albin Kurti Kuvendi i kosoves Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 503 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?