Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë. Ai ka folur për marrëdhënien mes mazhorancës dhe qytetarëve, duke pranuar se ekziston një hendek mes qeverisë dhe njerëzve. Deklaratat e tij vijnë pas një periudhe prej rreth tre muajsh protestash, ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Rama theksoi nevojën për një reformë të marrëdhënies qytetar-shtet, e cila, sipas tij, duhet të përcaktojë qartë mënyrën se si shteti i trajton problemet, si mazhoranca dëgjon qytetarët dhe si
mbahet fjala e dhënë. Më tej, Rama identifikoi tre “plagë” që, sipas tij, dëmtojnë marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve. “Më vjen mirë që çfarë kemi bërë në këtë fazë përgatitore të sezonit politik ka ngjallur interes dhe kundërshti dhe etiketime që janë një nga shenjat e interesit.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një aplikacion tjetër, hendeku I hapur mes nesh dhe Shqipërisë së rinlindur nuk mbushet dot me një fjalë si “Besa” mbi të gjitha hendeku real për të cilin kemi folur mjaftueshëm dhe të cilin është koha të nisim të punojmë bashkë ta mbushim, mes nesh dhe njerëzve nuk mbushet vetëm me një fushatë komunikimi.
Reformë e domosdoshme e marrëdhënies qytetarë shtet që rikonfirmon: si e shesh shteti problemin, si e dëgjon njeriun mazhoranca, si mbahet fjala e dhënë me lidh e zakon dhe si hapet dera nga merita.
Sot duhet të ndeshemi me plagë, ajo e shtetit labirint ku qytetari s’di kush duhet t’i përgjigjet dhe mungesa e memories institucionale.
Plaga e tretë është dera që nuk shihet, ku njohja vlen më shumë se merita”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
