Lajme Zone
Rama bën autokritikë para socialistëve: Ndeshemi me 3 plagë të shtetit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama bën autokritikë para socialistëve: Ndeshemi me 3 plagë të shtetit

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në tri problematika të rë...

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në tri problematika të rëndësishme në mënyrën e funksionimin e institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me socialistët në Pallatin e Brigadave, Rama tha se shteti labirinth, mungesa e memories institucionale dhe “plaga e derës” janë shqetësimet më të mëdha në vend.

Rama tha se tri platformat e reja qeveritare që janë prezantuar nga qeveria do të jenë pjesë e “kurës” për këto plagë. “Sot duhet të ndeshemi me tri plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Njëra është plaga e shtetit labirinth, ku qytetari nuk di kur dhe kush duhet t’i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet, vendoset, por nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish për atë që u bë, nuk u bë, ose që u bë rrugës. Nuk është protokoll, shumë më tepër se kaq. E treta është plaga e derës që nuk duket, që e sheh dhe mund ta prekësh te ndjenja shpeshherë e drejtë. Shumë herë për një shërbim apo vend puna, njohja vlen më shumë se merita. “BESA, ‘Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” janë pjesë e pandashme e përpjekjes për të kuruar këto plagë”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.