Kryesocialisti Edi Rama ka folur për reformimin e mënyrës së rekrutimit në administratën publike, duke theksuar se karriera në shtet duhet të fitohet përmes meritës dhe jo të dhurohet përmes lidhjeve politike apo klienteliste.
“Në fund dua ta mbyll me një element të munguar të këtij sistemi që është elementi që do duhet të bëjë të prekshme “Besën”, edhe në raportin e qytetarit me administratës si interes për t’u përfshirë dhe si kufi mospërfshirjeje.
Për këtë po ndërtojmë së bashku me Adean dhe ekipin, një shkallë të meritës, që nuk është një portal punësimi, por është një hapësirë për një marrëveshje të shtetit me qytetarin lidhur me karrierën, me karrierën në shtet, cila fitohet, nuk dhurohet, e cila mbahet dhe ngrohet mbi bazën e meritës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nëse një i ri beson se për të hyrë në administratë duhet të njoh dikë, ky është problem, por nëse të gjithë besojnë që sot në administratë hyjnë vetëm ata që kanë një akse politik dhe klientelist. Kjo është një tragjedi. E vërteta është shumë më e larmishme dhe shumë larg të dyjave këtyre ekstremeve, është diku në mes.
Ndjesia, mërzia, pakënaqësia e tyre nuk është problemi i tyre, është problemi ynë. Ne duhet të krijojmë një sistem që të jetë në gjendje ta komunikojë shtetin. Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti me telefon për të futur njeri në punë, të konsiderohet vepër penale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

