Rusia do të mbyllë qendrat kulturore të Institutit Goethe në vend, pas akuzave të Gjermanisë se Moska qëndron pas një tentative sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut. Vendimi vjen pasi Gjermania njoftoi mbylljen e një qendre kulturore ruse në Berlin, si dhe të një konsullate ruse në Bon. LEXO edhe...Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës! Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qendrat gjermane do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg. "Gjermanët kanë degë të Institutit Goethe këtu: në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg. Epo, sigurisht, ata do t'i mbyllin ato. Ata gjetën një dron në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani. Ata arritën në përfundimin se droni i ngjan atyre të përdorura nga Rusia, megjithëse ende nuk mund ta konfirmojnë përfundimisht këtë", tha ai. Instituti Goethe, organizata gjermane për kulturën dhe gjuhën, u hap për herë të parë në Moskë në vitin 1992, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Xh.K/ReportTv.al Rusi gjermani Sergei Lavrov Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.9% Nuk e di 3.6% Vota total: 503 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

