Lajme Zone
Trump firmos urdhrin për uljen e numrit të vaksinave tek fëmijëve në SHBA, OBSH i del kundër: Vendimet nuk merren pa prova shkencore
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Trump firmos urdhrin për uljen e numrit të vaksinave tek fëmijëve në SHBA, OBSH i del kundër: Vendimet nuk merren pa prova shkencore

Presidenti amerikan kërkon më pak vaksina për fëmijët dhe ndarjen e vaksinës MMR në tre injeksione të veçanta. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertët thonë se nuk ka prova që e mbështesin këtë ndryshim.

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që ndryshon programin e vaksinimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, duke rihapur debatin mbi sigurinë e vaksinave. Urdhri rekomandon uljen e numrit të vaksinave të fëmijërisë nga 18 në 11 dhe propozon që vaksina e kombinuar MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, të mos administrohet më në një injeksion të vetëm, por në tre doza të ndara. Trump argumentoi se dekada më parë fëmijët vaksinoheshin shumë më pak dhe pretendoi se sot numri i vaksinave është rritur ndjeshëm. Ai përsëriti gjithashtu dyshimet e tij për vaksinën MMR, duke sugjeruar se administrimi i tre vaksinave në të njëjtën kohë mund të jetë i rrezikshëm. Kur u pyet nga gazetarët se mbi çfarë provash e mbështeste këtë pretendim, presidenti amerikan u përgjigj se "ka dëgjuar" se disa njerëz e mendojnë kështu. LEXO edhe...Analiza: Ideja e Vuçiç për Ibrin, kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën? Megjithatë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksojnë se shumica dërrmuese e personave që marrin vaksinën MMR nuk kanë probleme serioze dhe se vaksinimi është shumë më i sigurt sesa prekja nga fruthi, shytat apo rubeola. CDC shton se nuk ekziston asnjë provë shkencore e publikuar që tregon ndonjë përfitim nga ndarja e vaksinës MMR në tre injeksione të veçanta. Studime të shumta, përfshirë një studim të gjerë danez me mbi 650 mijë fëmijë, nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit. Një ditë pas nënshkrimit të urdhrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë reagoi publikisht, duke mbrojtur programet e vaksinimit të fëmijëve. Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, tha se rekomandimet e organizatës nuk janë arbitrare, por bazohen në më shumë se 60 vjet kërkime shkencore, në të dhënat e autoriteteve kombëtare shëndetësore dhe në vlerësimet e ekspertëve të pavarur. "Ajo që vjen nga OBSH-ja bazohet në shkencë. Shpresojmë që të gjitha vendet do të përdorin provat më të mira shkencore që kemi", deklaroi Jasarevic. OBSH shpjegon se koha kur jepet çdo vaksinë nuk është e rastësishme. Ajo përcaktohet pasi ekspertët analizojnë se në cilën moshë fëmijët janë më të rrezikuar nga sëmundje të caktuara dhe kur sistemi i tyre imunitar reagon më mirë ndaj vaksinimit. Për këtë arsye, programet kombëtare mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin, në varësi të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të komiteteve shkencore. Edhe Akademia Amerikane e Pediatrisë e ka kundërshtuar urdhrin e Trump, duke e cilësuar "të rrezikshëm" dhe të pambështetur në prova shkencore. Sipas ekspertëve, shtimi i numrit të vizitave për vaksinim mund të bëjë që më shumë fëmijë të humbasin dozat e nevojshme, duke rritur rrezikun e rikthimit të sëmundjeve të parandalueshme si fruthi. U.D/ReportTv.al Rubeola Shytat fruthi SHBA vaksinë donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44% Jo 48.6% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2440 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?