Lajme Zone
Ylli Pata: Heronjtë e heshtur ‘anonimë’ të revolucioneve antiamerikane të Tiranës
PolitikëReport TV

Ylli Pata: Heronjtë e heshtur ‘anonimë’ të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e konsideruan arsenalin e armëve kimike të Bashar Al Asadit në atë kohë një municion që ka shkelur traktatet ndërkombëtare dhe u vendos shkatërrimi. Ku Shqipëria, si një vend aleat i NATO-s por me popullsi muslimane u zgjodh që të shkatërronte arsenalin e municioneve kimike të Asadit."

Sot një gjykatë e Sirisë ka dënuar me vdekje ish-Presidentin e vendit Bashar Al Asad, për krime kundër njerëzimit ndaj popullit të tij. Prova më brutale e krimit është përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, ndaj zonave të banuara, ku ishte instaluar edhe pjesa e rezistencës apo e opozitës kryengritëse ndaj tij. LEXO edhe...'Masterclass i diplomacisë' reagimi i Shqipërisë pas deklaratave të Zelensky-t dhe Vuçiçit për Kosovën merr jehonë ndërkombëtare Si pasojë e këtyre sulmeve, nuk dihet sa anëtarë të grupeve kryengritëse humbën jetën, por dihet që shumë fëmijë, të moshuar, gra e njerëz që nuk ishin të përfshirë në ushtrinë kundër Asad u ekzekutuan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e konsideruan arsenalin e armëve kimike të Bashar Al Asadit në atë kohë një municion që ka shkelur traktatet ndërkombëtare dhe u vendos shkatërrimi. Ku Shqipëria, si një vend aleat i NATO-s por me popullsi muslimane u zgjodh që të shkatërronte arsenalin e municioneve kimike të Asadit. Në atë kohë, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe aktorë të tjerë politikë në Tiranë e kundërshtuan fort planin amerikan. Ndërkohë në Tiranë shpërthyen protestat anti-armëve kimike, që u fshehën si protesta mjedisore, ku aktivistë promjedisit u kthyen në revolucionarë anti-SHBA. Madje mbajtën edhe demonstratën e parë të zhvilluar në ambasadën e SHBA në Shqipëri pas zhvillimit të komunizmit. Sazan Guri është më i famshmi nga herojntë e atij revolucioni, të tjerët ishin të lidhur me PD-në, por kryesisht nga elementë të njohur si pro Erdoganit. Të cilët njiheshin në parti si “djem namazli”, në fakt ishin djem OJF-së. Ku spikatën edhe disa të tjerë ambjentalistë sorositë, që më pas i pamë edhe në revolucionin e flamingove. Ku sërish kemi të njëjtën linjë, të njëjtët aktorë “amblentalistë”, të cilët shpërthyen vetëm në kohë revolucionesh të mëdha, ku vendimarrës ishin jo ata por politika e madhe. Qoftë në protestat e armëve kimike, qoftë në revoluucionin e flamingove, ka pasur natyrisht mjaft aktorë në lojë, ka pasur shumë linja politike nga jashtë, ka pasur lobime e lëvizje, por aktorët vendas, revolucionarët e vërtetë mbeten anonimë, sepse nuk ishin ata protagonistët. Thjesht ishin procy. Fotoja e parë e protestave për të ndaluar dënimin e Asadit ka në krye disa nga drejtuesit e Revolucionit të sotëm te Flamingove. Atëherë ishin më të rinj.../ Tema Share R.Xh/E.H/ReportTv.al ylli pata nato proteste Tirane Bashar al-Assad Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 44% Jo 48.3% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 2478 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?