Lajme Zone
'Trump do ta ketë shumë të vështirë nëse demokratët marrin Senatin', ish-gazetarja e VOA për Report TV: Ja çfarë ka ndikuar te votuesit amerikanë (VIDEO)
PolitikëShqiptarja

'Trump do ta ketë shumë të vështirë nëse demokratët marrin Senatin', ish-gazetarja e VOA për Report TV: Ja çfarë ka ndikuar te votuesit amerikanë (VIDEO)

Çfarë i shqetëson më shumë amerikanët në ditën e zgjedhjeve dhe çfarë mund të ndryshojë për Donald Trump nëse demokratët marrin kontrollin e Senatit? Ndiqni ish-gazetaren e “Zërit të Amerikës”, Klementina Cenkollari, në një lidhje nga SHBA-ja për “Studio Live” në Report TV

Rritja e çmimeve, inflacioni, tarifat dhe lufta në Iran janë ndër çështjet që mund të ndikojnë në votën e amerikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Ish-gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Klementina Cenkollari, në një lidhje nga SHBA-ja për emisionin “Studio Live” në Report TV, analizoi shqetësimet e votuesve dhe skenarët që mund t'ia vështirësojnë Donald Trumpit pjesën e mbetur të mandatit. “Shqetësim është rritja e çmimeve. Inflacioni, tarifat dhe lufta në Iran do të ndikojnë në qëndrimin që do të kenë qytetarët amerikanë në qendrat e votimit”, u shpreh Cenkollari. Ajo theksoi se rezultati i zgjedhjeve do të ketë rëndësi të veçantë për presidentin amerikan, sidomos nëse demokratët arrijnë të marrin kontrollin e Senatit. LEXO EDHE:Defekt në makineritë e votimit në Nju Jork, deri në 250 mijë fletë votimi nuk skanohen! Aleatët e Trump akuzojnë demokratët për manipulim “Do të ishte shumë e vështirë për Trump nëse demokratët do të kishin Senatin, të bënte emërime në kabinetin qeveritar. Nuk do të kishte mundësi të propozonte një emër të tij për në Gjykatën e Lartë”, tha ish-gazetarja e VOA. Cenkollari u ndal edhe te sondazhet, duke shpjeguar se demokratët nuk duan të entuziazmohen para kohe, siç ndodhi në zgjedhjet presidenciale. Sipas saj, votuesit republikanë janë më të rezervuar për të shprehur preferencat e tyre, çka e bën më të vështirë parashikimin e rezultatit. “Analistët po këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm për të lexuar sondazhet, sepse në epokën Trump është shumë e vështirë t'u besohet sondazheve”, u shpreh ajo. Ish-gazetarja përmendi Alaskën, Iowa-n, Ohio-n, Teksasin dhe Kansasin si shtetet ku është përqendruar vëmendja më e madhe e fushatës. Sipas saj, Elon Musk ka shpenzuar gjysmë miliardë dollarë në këto zgjedhje, një e treta e të cilave ka shkuar në Teksas, ndërsa në Alaskë gara është aq e ngushtë sa diferenca mes kandidatëve mund të jetë vetëm 1600 deri në 2000 vota. Nga SHBA-ja, Cenkollari raportoi gjithashtu për radhë të gjata në qendrat e votimit dhe për mundësinë që disa institucione u japin punonjësve të shkëputen për rreth 30 minuta për të votuar dhe për t'u kthyer më pas në punë. U.D / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: donald trump Klementina Cenkollari zgjedhjet ne shba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.5% Veliajn 28.4% Asnjërin 19.1% Vota total: 299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?