Skuadra e Paris Saint-Germain ka marrë një goditje të rëndë. Khvicha Kvaratskhelia, ka pësuar një dëmtim serioz, pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.
Sulmuesi gjeorgjian pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 9 muaj.
Dëmtimi u regjistrua në minutën e 59-të të përballjes mes PSG-së dhe Barcelonës, pas një dueli fizik me lojtarin kundërshtar Xavi Espart.
Reagimi i tij tregoi qartë se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, ndërsa ekzaminimet mjekësore konfirmuan dyshimet fillestare. Si pasojë e kësaj, Kvaratskhelia do të humbasë sezonin dhe do të përballet me një periudhë të gjatë rehabilitimi.
Përtej yllit gjeorgjian, infermieria e klubit është mbushur edhe me Ousmane Dembele dhe Marquinhos, të cilët pësuan tërheqje përkatësisht në kofshën e majtë dhe të djathtë gjatë së njëjtës ndeshje.
Këto 3 mungesa me peshë krijojnë një shqetësim të madh për kampionët francezë, të cilët duhet të riorganizohen në prag të sfidës së rëndësishme të 25 nëntorit kundër Romës në Champions League. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

