Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri” mbeti viktimë e atentatit me tritol në Gjirokastër. Automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të 45-vjeçarit dhe që drejtohej prej tij, shpërtheu në lëvizje rreth orës 22:00 të së premtes, në bulevardin “18 Shtatori”. Krahas viktimës, i plagosur mbeti 26-vjeçari Erigels Mela, i cili ishte pasagjer në automjet. Paraprakisht mendohet se u përdor tritol, i cili ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit çka tregon se Devolli ishte shënjestra, ndërsa sasia nuk dihet ende. LEXO edhe...Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’ Aktivizimi, i cili dyshohet të ketë qenë me telekomandë, është bërë nga një distancë rreth 30 metra larg, që mund të jetë ndodhur në një automjet. Pas shpërthimit, makina humbi kontrollin dhe përfi mbi trafikndarëse. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm pak metra nga Drejtoria Vendore të Policisë së Gjirokastrës, duke cenuar sigurinë e qytetit turistik. Drejtuesi i automjetit, Beqir Devolli, banues në Gjirokastër, mori plagë të rënda nga shpërthimi. Fillimisht u transportua në spitalin rajonal dhe mëngjesin e së shtunës u tentua të transportohej drejt Spitalit të Traumës, por humbi jetën në autoambulancë. Ndërsa 26-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht dyshimet u përqendruan tek i riu, Mela për shkak të një ngjarjeje të mëparshme, të prillit 2025, ku automjeti i tij “Range Rover” u përfshi nga flakët në lagjen Dunavat. Asokohe u ngrihen dyshime për shpërthim, por hetimet nuk zbardhen autor dhe as motive kriminale. Me kalimin e orëve, hetuesit u përqendruan më shumë tek e shkuara e viktimës, kjo dhe për faktin se 26-vjeçari kishte hipur në makinë rreth 700 metra përpara vendit të shpërthimit. Pra, dyshohet se objektiv i sulmit ishte pikërisht Beqir Devolli, i njohur në Gjirokastër me nofkën “Çilo Hunderri”. 45-vjeçari dyshohet se mund të jetë përfshirë në trafikun e drogës në Janinë të Greqisë, ndërsa në Shqipëri nuk rezulton të ketë precedente. Fakti që shpërthimi ndodhi në një automjet në lëvizje, dhe shumë pranë institucioneve të sigurisë ngre pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të atentatit. Hetuesit duhet të përcaktojnë se kur dhe ku është vendosur lënda plasëse, si është aktivizuar dhe nëse autorët kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës. Deri më tani, policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për atentatin. Share Ora 12:01 Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’ Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë. Share Ora 08:02 Ndërroi jetë pas atentatit të mbrëmshëm me tritol në makinë, Report Tv siguron foton e viktimës Beqir Devolli Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana. Share P.J/ReportTv.al atentat tritol Beqir Devolli Gjirokaster erigels mela Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5248 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

