Në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Xhafzotaj është vendosur tritol. Shpërthimi ka dëmtuar vetëm portën e oborrit të banesës së Altin Ballës. Julian Balla është në kërkim prej një viti nga SPAK pasi ndaj tij ka masë sigurie “arrest me burg” pas operacionit të Prokurorisë që goditi organizatën kriminale të Çopjave e Çelajve në Elbasan. LEXO edhe...Kërkon identifikimin dhe ndjekjen penale të Nesti Angonit, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt! Prokuroria e Tiranës nuk e gjeti personazhin anonim Policia nuk ka ende një autor lidhur me tritolin në shtëpinë e vëllait të Ballës. Hetimet lidhur me ngjarjen përqendrohen edhe te pista e një mesazhi të mundshëm kërcënimi. Julian Balla është pronar i resortit "Ajman Park", ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës dykatëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat janë sekuestruar nga SPAK. Julian Balla është edhe president i skuadrës së futbollit “Erzeni”. Në operacionin e SPAK në gusht të vitit të shkuar rezultoi se grupi i Çopjave ka trafikuar nga Amerika Latine në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestruan. Franc Çopja bashkëpunonte me Ervis Çelën, i cili bashkë me vëllain, siguronin kokainën nga prodhuesit. Droga magazinohej dhe bëhej gati për transport në Paraguai dhe më pas fshihej në produkte të ndryshme. Kontejnerët i sillnin në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Belgjikë e Gjermani nga ku më pas shpërndaheshin. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al julian balla spak Franc Çopja trafik droge dosja e vëllezërve Çopja Durres shijak xhafzotaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.3% Nuk e di 8.8% Vota total: 1968 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

