Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës në Tiranë, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është hedhur në tarracën e një dyqani lulesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në biznesin në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A. K.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por emri i tij nuk bëhet ende publik për shkak të hetimeve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave. Hetuesit po punojnë gjithashtu për të zbuluar motivet që çuan në vendosjen e lëndës së dyshuar plasëse në biznesin e luleve.
