Një qytetar ka ngritur një shqetësim të fortë në lidhje me mënyrën se si operojnë efektivët e policisë rrugore në autostradë, duke kërkuar publikimin e kësaj situate.
Sipas pamjeve të siguruara, skema e përdorur konsiston në pozicionimin e disa efektivëve nën një urë në autostradë, të pajisur me radarë për të filmuar dhe regjistruar mjetet në lëvizje. Më pas, përmes komunikimit telefonik, ata njoftojnë një grup të dytë patrulle që ndodhet pak më tutje, i cili ndalon automjetet e sinjalizuara në anë të rrugës. Qytetari e cilëson këtë praktikë si një mënyrë abuzive ku, sipas tij, efektivët përfitojnë para nga drejtuesit e mjeteve të ndaluara, duke kërkuar reagimin e autoriteteve për këto veprime.

