Dy 20-vjeçarë nga Bulqiza kanë rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës 4 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, përmes kufirit me Greqinë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë. Gjatë ndjekjes, sipas Policisë të rinjtë nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar. LEXO edhe...Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, momenti kur Policia gjen molotovët brenda makinës së 2 personave të maskuar (VIDEO) Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Njoftimi i Policisë: DVP Gjirokastër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Long Wait”. U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Long Wait”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. R.Xh/A.E/ReportTv.al Gjirokaster policia trafik emigrantesh Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.9% Nuk e di 8.3% Vota total: 589 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
