Lajme Zone
Tritol biznesit të luleve në Tufinë, dëme të vogla materiale
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tritol biznesit të luleve në Tufinë, dëme të vogla materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në një dyqan lulesh.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në një dyqan lulesh.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, në ambientet e biznesit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Tiranëtritol