Lajme Zone
"TRIMAT" E PUSHTETIT, FRYMËZUES TË KËRCËNIMIT TË GAZETARËVE
PolitikëCNA

"TRIMAT" E PUSHTETIT, FRYMËZUES TË KËRCËNIMIT TË GAZETARËVE

Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcë...

Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcënuar ditën e sotme, pas përfundimit të “Foltores” korçare, ku pjesëmarrës ishte dhe Sali Berisha. Akti kriminal, i denjë për banditët e rrugës, ka patur për autor jo një të tillë, por një deputet të PD-së.

Sipas denoncimit të ardhur nga terreni informohemi se deputeti kërcënues i gazetares së CNA, Iris Rezhda, quhet Fidel Kreka. Deputeti analfabet i Korçës dhe mbështetësit e tij kanosin gazetaren 2 Tetor, 20:06 Akti i shëmtuar ka ndodhur ndërsa Berisha ishte duke hipur në makinë. Moment ky kur deputeti Kreka i është vërsulur gazetares Rezhda me fyerje e sharje duke përdorur një fjalor të denjë për “gangot”.

Sjellja kriminale e deputetit të PD, ka qenë haraçi i paguar për disa pyetje “me spec” që gazetarja e CNA i ka adresuar Sali Berishës gjatë zhvillimit të “Foltores”.

Kërcënimi, sharja, fyerja, ofendimi i gazetares, Iris Rezhda, nga deputeti Kreka, ka patur si motiv kryerjen e detyrës së saj me qëllim informimin sa më saktë e korrekt të publikut. Banditët që kërcënuan gazetaren e CNA-së 2 Tetor, 20:18 Për pyetjet e bëra gazetarja Rezhda nuk ka marrë lejen e PD-së, duke thyer normativën e kolegëve mediatik të kuzhinës patronazhiste.

Gjë kjo që ende nga PD e “ripërtërirë”, nga sa duket konsiderohet herezi që lipset të ndëshkohet me sjellje rrugaçërore. Sjellja e deputetit dhe grupit përreth tij të kujton vitet e mbretërimit të parë të PD-së në udhëheqje të shtetit të parë paskomunist, ku për çdo publikim të informacionit, që nuk i vinte për shtat pushtetit, mbi gazetarët kërciste huri. Gazetarja kërcënohet/ Deputetët e PD-së fryjnë sytë 2 Tetor, 20:31 Në atë kohë, ne gazetarët e terrenit qëndronim sy e veshë ngrehur kur dilte presidenti Berisha apo kryeministri Meksi, pasi e dinim se çdo kërcënim i tyre ndaj shtypit e medias ishte frymëzim për lukuninë e rrugaçërisë së gjendur me shumicë në oborrin e pushtetit.

Rastet e sjelljes rrugaçërore ndaj medias në atë kohë janë me qindra, sikurse janë edhe sot. Sepse rasti i sjelljes së deputetit Kreka me gazetaren e CNA, Iris Rezhda, është më i freskti. Ai i bashkëngjitet dhjetra të tjerëve të ndodhur muajt e fundit e të denoncuar nga organizatat e gazetarëve e mediat ku gazetarët e lënduar nga kërcënimet shërbejnë. Një tjetër analfabet si Kreka mes banditëve që kanosën gazetaren e CNA-së 2 Tetor, 21:00 Faktin e përforcojnë denoncimet e shoqatave e kronikat mediatike, duke konfirmuar rritjen eksponenciale të trendit kërcënues ndaj reporterëve e gazetarëve të terrenit duke na kujtuar kohët e errëta të inkuizicionit, raprezaljet e të cilit nisnin sa herë krerët e pushtet-politikës bezdiseshin nga përfaqësuesit e medias që kryenim me rigorozitet e skrupolozitet misionin./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.