Lajme Zone
Tre vatra aktive në Dias, zjarri në Abazaj del jashtë kontrollit, flakët pranë banesave
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Tre vatra aktive në Dias, zjarri në Abazaj del jashtë kontrollit, flakët pranë banesave

Situata me zjarret në disa zona të vendit vijon të jetë problematike, ndërsa gjatë orëve të fundit janë shënuar si përmirësime, ashtu edhe riaktivizime të vatrave. Në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, situata paraqitet më e qetë mëngjesin e sotëm, pas tre vatrave të evidentuara mbrëmjen e së mërkurës. Pamjet me dron tregojnë tymin që vijon të dalë nga zona e prekur. Për shuarjen e flakëve ja

Situata me zjarret në disa zona të vendit vijon të jetë problematike, ndërsa gjatë orëve të fundit janë shënuar si përmirësime, ashtu edhe riaktivizime të vatrave. Në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, situata paraqitet më e qetë mëngjesin e sotëm, pas tre vatrave të evidentuara mbrëmjen e së mërkurës. Pamjet me dron tregojnë tymin që vijon të dalë nga zona e prekur. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë.

Ndërkohë, në Abazaj zjarri është riaktivizuar gjatë natës, pasi ishte izoluar një ditë më parë. Flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara dhe janë afruar vetëm rreth 10 metra nga banesat, duke detyruar disa banorë të largohen për siguri. Ndërhyrja nga ajri me helikopter ka nisur, ndërsa në lagjen Boje raportohet se vatra është shuar.

Problematike mbetet edhe situata në fshatin Kameras, ku vijon të digjet vendgrumbullimi i mbeturinave.

Në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër, operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet edhe nga ajri, me dy avionë “Air Tractor”. Flakët ndodhen rreth 70 metra larg banesave, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Në Mallakastër, rreth 70 forca zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku situata mbetet nën monitorim. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm