Ditën e sotme masivi pyjor në fshatin Lugaxhi të Elbasanit është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha.
Sipas informacioneve, zjarri ka avancuar në drejtim të zonave të banuara.
Në terren për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe vështirësojnë ndërhyrjen.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin afrimin në vatrat e zjarrit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

