Kjo është panorama që lanë pas flakët që përpijnë zonën e Priskës së Madhe mbrëmjen e së mërkurës. Efektivë të Policisë, Forcave të Armatosura, zjarrfikës e banorë të zonës dhanë kontributin e tyre në shuarjen e flakëve të cilat shkrumbuan sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë. Nga pamjet, duket hiri dhe tymi që vijon pas flakëve që u përhapën me shpejtësi dhe vështirësuan punën e ekipeve.
Qytete si Fieri, Mallakastra, Kruja dhe zona e Dajtit dhe Priskës në Tiranë kanë qenë epiqendra e zjarreve të cilat fatmirësisht nuk sollën pasoja në njerëz.
Policia ka nisur hetimet, si dhe ka kryer shoqërimet e para të personave që mund të kenë shkaktuar zjarret. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
