Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësime për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar në protestën studentore të zhvilluar një ditë më parë.
Sipas informacioneve, në spitalin e Traumës po marrin kujdes shëndetësor 6 persona. Tre prej tyre, bëhet me dije se janë kalimtarë, ndërsa njëri po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Tre të tjerë janë protestues, dy prej të cilëvëe do të vijojnë qëndrimin në spital. Për protestuesin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.
Njoftimi i plotë: Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme
Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:
* 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
* 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

