Lajme Zone
Tre aksidente të rënda në rrugën e Arbrit dhe Fushë-Krujë! 3 viktima dhe pesë të plagosur
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tre aksidente të rënda në rrugën e Arbrit dhe Fushë-Krujë! 3 viktima dhe pesë të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në tre aksidente të rënda të regjistruara sot në Rrugen e Arbrit në Fushë-Krujë dhe Librazhd. Në aksidentin e parë, u përplasën dy makina, tek Shkalla e Tujanit në Rrugën e Arbrit, për pasojë humbën jetën dy persona. LEXO edhe...Hervin Çuli: Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin Shoferi i njërës makinë Bledian Osmani, 42 vjeç dhe Maltina

Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në tre aksidente të rënda të regjistruara sot në Rrugen e Arbrit në Fushë-Krujë dhe Librazhd. Në aksidentin e parë, u përplasën dy makina, tek Shkalla e Tujanit në Rrugën e Arbrit, për pasojë humbën jetën dy persona. LEXO edhe...Hervin Çuli: Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin Shoferi i njërës makinë Bledian Osmani, 42 vjeç dhe Maltina Ferati, pasagjerë në mjetin tjetër. 5 persona mbetën të plagosur. Aksidenti i dytë ndodhi në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, pranë Luzit, ku një automjet tip Mercedes Benz përplasi këmbësorin 65-vjeçar Paulin Filopati, i cili humbi jetën. Bashkëshortja e tij, shpëtoi pa u dëmtuar. Ora 20:41 Aksident në Librazhd-Përrenjas, makinat bëhen copë! Shkak dyshohet lagështia në rrugë Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur, teksa dy automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë. Share Ora 14:49 Aksident në Thumanë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje artistin mirditor! Shpëton mrekullisht bashkëshortja (EMRAT+VIDEO) Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit. Paulin Filopati një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike nga Mirdita, i cili po kalonte rrugën, është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.Si pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për mrekulli ka shpëtuar e shoqja, e cila ndodhej vetëm një hap larg tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga këmbësori, si dhe shpejtësia e madhe e automjetit që po drejtonte Bardhi.Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore."Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Share Ora 11:51 Dibër/ Aksident fatal në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona! Plagosen 5 të tjerë DIBËR- Një aksident i rëndë me dy viktima u regjistrua paraditen e sotme tek Shkalla e Tujanit, në Rrugën e Arbrit.Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë humbur jetën Bledian Osmani, 42 vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe Maltina Ferati, pasagjere në automjetin tjetër.Ndërkohë, 5 të tjerë mbetën të lënduar dhe janë dërguar ne spital.Grupi hetimor në vendngjarjepo punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal. Share Xh.K/ReportTv.al Diber fushe kruje aksident rrugor Tirane bledian osmani Maltina Ferati Paulin Filopati Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 66.4% Të gabuar 25.9% Nuk e di 7.7% Vota total: 1369 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?