“Rama do të largohet në mënyrë të butë nga posti i kryeministrit dhe është në tratativa për një detyrë në vendet e BE-së”. Kështu deklaroi Shemsi Prençi në emisionin “Kjo Javë” në News24, duke hedhur një tjetër pretendim për të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama. Prençi tha se, sipas informacioneve që disponon, largimi i Ramës do t’i hapte rrugë një qeverie teknike, ndërsa hodhi edhe pretendimin se kryeministri mund të marrë një rol si negociator për paqen mes Izraelit dhe Palestinës.
“Dilte emri i Drejtorit të Policisë 6 muaj para se të ndryshonte Ligji që u jepte mundësinë të vendosej. Këta kanë komunikime me bandat. Do qeshni kur të mësoni se sa i implikuar Ardi Veliu. Kryeministri ka qenë i kujdesshëm për degradimin e institucioneve dhe degradimin e opozitës. Pa garanci diplomatike. Kryeministri në formë të butë do të largohet vërtet. Është në tratativa për të pasur një punë në vendet e BE, do t’i hapë rrugë qeverisë teknike. Kam informacione se Rama do të jetë negociator për paqe mes Izrael-Palestinë.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Prenci rama
