Lajme Zone
Transportonte një emigrant nga Afganistani/ Arrestohet 1 person, 1 tjetër procedohet në Gjirokastër
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonte një emigrant nga Afganistani/ Arrestohet 1 person, 1 tjetër procedohet në Gjirokastër

Është arrestuar një shtetas me iniciale K.B., 32 vjeç, ...

Është arrestuar një shtetas me iniciale K.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, nga Policia e Gjirokastrës. Një tjetër shtetas, me iniciale M.GJ., është proceduar penalisht.

32-vjeçari thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme një emigrant nga Afganistani. Ndërkohë 27-vjeçari i proceduar ishte pasagjer në automjet në momentin e ndalimit dhe është proceduar për arsye moskallëzimi të krimit.

Janë sekuestruar 1 automjet, automjeti me të cilin po transportohej afganistanasi, 2 celularë dhe 2 çanta me mallra kontrabandë.

Shërbimet e Policisë e kryen aksionin në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”. Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

“DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona 3”.

Thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjithashtu, procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë.

Sekuestrohen 1 automjet, 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, Sektorin Operacional dhe shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zona 3”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

K. B., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin K. B. dhe pasagjer shtetasin M. Gj., të cilët po transportonin kundrejt pagesës 1 emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë.

Nga verifikimet dhe veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 çanta me veshje të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, të cilat i përkisnin 27-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.