Lajme Zone
19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve
Të tjeraTelegrafi

19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ndërsa 17 persona janë privuar nga liria. Me një person tjetër është zhvilluar bisedë zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar 19 vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ndërsa 17 persona janë privuar nga liria. Me një person tjetër është zhvilluar bisedë zyrtare.Sipas njoftimit të MPB-së, 11 nga personat e përfshirë janë kapur duke drejtuar automjete pa dhënë provimin për patentë shofer ose pa fituar të drejtën për drejtim të automjetit. Në mesin e tyre janë persona nga Kumanova, Tetova, Shkupi dhe qytete të tjera. Në dy raste bëhet fjalë edhe për të mitur, përfshirë një 16-vjeçar nga fshati Zdunjë, i cili drejtonte një motoçikletë të tipit moped.Ndërkohë, në gjashtë raste të tjera, drejtuesit e automjeteve janë kapur nën ndikimin e alkoolit.Vlerat e alkoolit në gjak kanë qenë veçanërisht të larta. Te një 29-vjeçar nga Manastiri janë matur 3.23 promilë alkool, te një 40-vjeçar nga Shkupi 2.20 promilë, te një 35-vjeçar nga fshati Niviçan i Koçanit 2.03 promilë, te një 55-vjeçar nga Makedonski Brodi 1.74 promilë, te një 28-vjeçar nga Ohri 1.68 promilë dhe te një 63-vjeçar nga Strumica 1.55 promilë alkool në gjak.MPB-ja ka bërë të ditur edhe dy raste të tjera. Një 20-vjeçar nga Manastiri ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale, duke drejtuar një veturë të tipit “Škoda”, pa targa dhe pa patentë shofer. Ndërsa një 29-vjeçar nga Shkupi është kapur duke drejtuar automjet pa të drejtë drejtimi dhe me leje qarkullimi të skaduar.Të gjitha rastet do të dokumentohen plotësisht, pas së cilës do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.MPB-ja u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa patentë shofer apo nën ndikimin e alkoolit.Gjithashtu, prindërve dhe kujdestarëve u bëhet thirrje që të mos lejojnë të miturit të drejtojnë automjete pa i plotësuar kushtet ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve.