Lajme Zone
Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Operacioni është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta 2”. Policia ka ndërhyrë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku ka kapur shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar me një automjet shtatë shtetas të huaj nga vendet e treta. Sipas Policisë, shtetasit e huaj dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në vijim të veprimeve procedurale, 31-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. K., 25 vjeç, në pronësi të të cilit ishte automjeti, u shpall në kërkim. Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.