Aerodromi turistiko-sportiv i qytetit të gurtë në Gjirokastër këtë fundjavë u kthye në një pikë takimi për pilotë dhe turistë nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
12 avionë sportivë u ulën në Gjirokastër, duke sjellë rreth 30 vizitorë që zgjodhën të mbërrinin në jug të Shqipërisë jo me rrugë, por nga ajri.
Ky aktivitet përtej spektaklit në pistë, po i jep një tjetër dimension turizmit në jug dhe po dëshmon se Gjirokastra mund të jetë destinacion edhe përmes qiellit. Turizmi ajror u vlerësua si një mundësi e mirë për zhvillimin turistik të Gjirokastrës dhe jugut të vendit, edhe nga pilotët pjesëmarrës në këtë aktivitet. Tashmë aerodromi turistiko- sportiv i Gjirokastrës është kthyer në një qendër të veçantë në zhvillimin e aktiviteteve për sportet e ajrit dhe nxitjen e turizmit në jug të vendit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjirokastraturiste
