Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Tatimet: Në 7 muaj, qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milion euro


156 milionë euro kanë kursyer qytetarët dhe bizneset nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Administrata Tatimore bën me dije se norma e reduktuar e tatimit prej 5% ka sjellë një kursim të konsiderueshëm për ata persona që kanë kryer transaksione me pronat e tyre.

156 milionë euro kanë kursyer qytetarët dhe bizneset nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Administrata Tatimore bën me dije se norma e reduktuar e tatimit prej 5% ka sjellë një kursim të konsiderueshëm për ata persona që kanë kryer transaksione me pronat e tyre.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë periudhës mars–shtator 2026, kostoja fiskale e kursyer për tatimpaguesit llogaritet në 156 milionë euro, pasi tatimi që duhet paguar është ulur nga 15% në 5%.

Kjo shifër tregon ndikimin që ka pasur rivlerësimi për tatimpaguesit, duke ulur barrën fiskale dhe duke krijuar një përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset. Aplikimi nga individët realizohet online në platformën e-Albania, ku duhet të jepen të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet. Autoritetet rikujtojnë se afati për kryerjen e rivlerësimit përfn më 31 dhjetor 2026, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve që të përfitojnë nga lehtësitë fiskale brenda afatit të përcaktuar. Ekspertët theksojnë se rivlerësimi i pasurive krijon më shumë transparencë në treg, pasi pronat regjistrohen me vlera më pranë çmimeve reale të tregut. Kjo lehtëson transaksionet, redukton kostot për pronarët dhe nxit qarkullimin e pasurive të paluajtshme.

Njëkohësisht, procesi pritet të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, duke stimuluar investimet si dhe duke rritur formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet biznesetRivlerësimi i pasurive të paluajtshmetatimet