Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Kokainë në afërsi të shkollave/ Pranga të riut, i sekuestrohet drogë dhe një thikë


Një javë pas goditjes së një grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave Policia ka goditur një tjetër rast në kryeqytet.

Një javë pas goditjes së një grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave Policia ka goditur një tjetër rast në kryeqytet.

Një 26-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi ishte konstatuar nga efektivët se shiste lëndë narkotike në afërsi të perimetrit të shkollave.

Pas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative, Xhuljan Mucca u mbajt nën vëzhgim nga efektivët e komisariatit nr 4 dhe gjatë kontrollit fizik, të riut iu sekuestrua një sasi kokaine, e ndarë në dhjetëra doza, dhe një thikë. Dyshohet se 26-vjeçari do ta shiste lëndën narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Drogëpoliciashkolla