Vetëm gjatë këtij viti, shuma e parasë jashtë bankave është rritur me 50.7 miliardë lekë, duke regjistruar një tjetër rekord të ri në gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për muajin gusht 2026, vlera e parasë në qarkullim cash arriti në 534,1 miliardë lekë, nga 483.4 miliardë lekë në fund të dhjetorit 2025, pra një rritje me 10.5%. PARAJA JASHTË BANKAVEDhjetor 2025 483,447 mln lekëGusht 2026 534,186 mln lekëDiferenca +50,739 mln lekëNdërsa krahasuar me një vit më parë, volumi i parasë fizike është rritur me 15.2%, pasi në gusht të vitit të kaluar jashtë bankave qarkullonin 463.6 miliardë lekë. LEXO EDHE:Fatos Çoçoli: Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator? PARAJA JASHTË BANKAVEGusht 2025 463,655 mln lekëGusht 2026 534,186 mln lekëDiferenca +70,531 mln lekëRritja e cash-it vjen si rezultat i disa faktorëve, nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik, rritja e konsumit, sezoni turistik që shton fluksin e parave, por edhe prej informalitetit apo pastrimit të parave. Përdorimi masiv i pagesave me lekë në dorë, për ekonominë ka kosto e pasoja negative, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar dhe krijon më shumë mundësi për informalitet, ndërsa gjurmimi i transaksioneve është thuajse i pamundur. Rritja e parasë jashtë bankave vjen në një periudhë kur institucionet po zbatojnë masa për të kaluar në një ekonomi “cashless” pra pa ‘lekë në dorë’. Drejtoria e Tatimeve rikujton të gjithë sektorët e ekonomisë që brenda 31 dhjetorit 2026 duhet të instalojnë në bizneset e tyre terminalet POS, për tu mundësuar qytetarëve pagesa përmes kartave. Tatimet sqarojnë se nga ky detyrim përjashtohen vetëm tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në zonat ku nuk ka mbulim me internet, subjektet që nuk kanë detyrim të lëshojnë fatura, nëse nuk janë subjekte të TVSH ose nëse kanë statusin e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”. Kjo është faza e dytë e subjekteve që duhet të zbatojnë këtë vendim, pas strukturave akomoduese, institucioneve dhe shoqërive publike me kapital shtetëror si dhe transportit të cilët prej 1 qershorit ofrojnë si opsion edhe pagesën me kartë në pikën e shitjes. Ndërkohë po për të reduktuar cash-in në ekonomi, për herë të parë këtë vit qytetarët nuk mund të bëjnë blerje me vlerë më të madhe se 5 mijë euro në cash, për bizneset u ul nga 1500 euro në jo më shumë se 1 mijë euro. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise bankat bizneset tatimet ekonomi Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.1% Jo 21.6% Nuk e di 8.3% Vota total: 1054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
