Lajme Zone
Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Policia Kufitare e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Halfway”, duke goditur një rast të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia Kufitare e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Halfway”, duke goditur një rast të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vende të Afrikës, me qëllim kalimin ilegal drejt Malit të Zi.

Të arrestuarit janë shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz. Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, ndërsa po transportonin emigrantët me një automjet tip furgon. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e emigrantëve.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet