Lajme Zone
Zbulohen 130 rrënjë kanabis në Pukë, në pranga 55-vjeçari, procedohet edhe kryeplaku i fshatit Arst
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohen 130 rrënjë kanabis në Pukë, në pranga 55-vjeçari, procedohet edhe kryeplaku i fshatit Arst

Operacioni "Arsti" u zhvillua në fshatin Arst, ku policia asgjësoi parcelën me kanabis dhe arrestoi të dyshuarin për kultivimin e saj.

Një parcelë me 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar në fshatin Arst të Pukës, ndërsa në pranga ka rënë një 55-vjeçar i dyshuar për kultivimin e tyre. Për ngjarjen është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit, i dyshuar për shpërdorim detyre. Operacioni policor me emrin e koduar "Arsti" u finalizua nga Komisariati i Policisë Pukë, pas kontrolleve në terren dhe hetimeve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. LEXO edhe...Sezoni veror, trafiku ‘paralizon’ daljen e Shkodrës! Policia plan për menaxhimin e fluksit të lartë të automjeteve (VIDEO) Gjatë ndërhyrjes, efektivët gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Ato u asgjësuan me djegie, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale. Në përfundim të operacionit u arrestua Skënder Nika., 55 vjeç, banues në fshatin Arst, i dyshuar si autor i kultivimit të parcelës. Ndërkohë, në gjendje të lirë u procedua kryeplaku i fshatit, M. K., 60 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Policia njoftoi se kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë në të gjithë qarkun e Shkodrës, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al Skënder Nika Shkoder droge puke Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2449 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?