Tre persona, Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar në dy raste të ndryshme 24 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë operacionit të koduar "Aksi", u arrestua një 22-vjeçar nga Elbasani, i cili u kap duke transportuar 14 emigrantë. LEXO edhe...Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret Ndërsa në operacionin "Aksi 01", u vunë në pranga dy të rinj, 23 dhe 24 vjeç, banues në Përrenjas, të cilët transportonin 10 emigrantë. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Policia sekuestroi dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë. Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara: -“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan; -“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi”, njofton Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme. SI.E./R.Xh/ReportTv.al Elbasan trafik emigrantesh emigrante te paligjshem Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6177 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
